Taksa vjetore e mjeteve të përdorura (TVMP)

Sa do të paguash për makinën në 2027?

Tri pyetje dhe e ke shifrën, krahasuar me sa paguan sot. Pastaj shiko sa të kursen nafta më e lirë dhe krahaso deri në tri makina.

Llogarit taksën tënde ↓Falas · rreth 10 sekonda

Shifra të kontrolluaraPërputhen me shembujt e botuar nga mediat.

Pa regjistrimNuk kërkon të dhëna personale.

Projektligj në KuvendEfektet propozohen nga 1 janari 2027.

Ende propozim
  1. PrezantuarPaketa fiskale 2027 · tetor 2026
  2. Në KuvendProjektligji është depozituar
  3. VotimiPa datë ende
  4. Në fuqiPropozuar: 1 janar 2027
Nafta 212 · Benzina 179 lekë/lBordi i Transparencës, 31 tetorKontrolluar më 31 tetor 2026 · Burimet
1

Çfarë karburanti përdor?

2

Sa kubikë është motori?

Zgjidh numrin që thua kur flet për makinën, p.sh. “1.6 naftë”. Numri i saktë në cm³ është te leja e qarkullimit.

cm³
3

Cilit vit është makina?

2014
19851995200520152027
Provo:
Nafta lirohet deri 32.4 lekë për litër

A e mbulon nafta më e lirë taksën e re?

Taksa e qarkullimit prej 27 lekë/litër hiqet nga çmimi i karburantit. Me TVSH-në bën 32.4 lekë/litër. Thuaj sa lekë hedh në muaj dhe ta llogarisim.

12 000lekë/muaj
020 00040 00060 000
lekë
Sa paguan për karburant
Sot–
Pas uljes–

–

–

Po nëse ulja nuk kalon e plotë?

Bilanci vjetor: kursimi te karburanti minus rritja e taksës. Kliko një skenar për ta provuar.

Qeveria thotë 32.4 lekë. Nëse shitësit nuk e ulin plotësisht çmimin, kursimi yt është më i vogël.

Asgjë · 0%Gjysma · 50%E plotë · 100%
32.4lekë/L
Përtej taksës

Sa të kushton realisht makina?

Taksa dhe karburanti vijnë nga llogaritja më sipër. Shto pjesën tjetër nga faturat e tua dhe shiko koston e vërtetë në muaj.

Taksa e makinësNga llogaritja, sipas ligjit të ri–
KarburantiPas uljes së çmimit–ndrysho
lekë/vit
lekë/vit
lekë/vit
lekë/muaj
Kostoja jote mujore
–lekë/muaj

Makina jote të kushton – lekë në muaj, edhe pa llogaritur blerjen.

    Në vit: – lekëShto siguracionin dhe kolaudimin për shifrën e plotë.
    Garazhi yt

    Ke një makinë tjetër në mendje?

    Ruaj deri në tri makina dhe shiko cila të kushton më pak në 2027, me të njëjtin konsum karburanti.

    Makinat ruhen vetëm në këtë shfletues. Askush tjetër nuk i sheh.

    Para se të blesh

    A ia vlen ta ndërrosh makinën?

    Krahaso makinën që ke me një tjetër: taksën vit pas viti, karburantin dhe mirëmbajtjen. Shto edhe çmimet e shitjes dhe blerjes, nëse i di.

    Makina jote

    –

    Nga llogaritësi · ndrysho
    KarburantiSa hedh sot në muaj–ndrysho
    lekë/vit
    lekë
    Makina tjetër

    –

    Zgjidh karburantin, motorin dhe vitin
    cm³
    lekë/muaj
    lekë/vit
    lekë
    5 vjet
    1510 vjet

    –

    TaksaKarburanti ose karikimiMirëmbajtja
    Strategjia 2030

    A rrezikohet makina ime?

    Qeveria planifikon të heqë gradualisht kategoritë e vjetra EURO në 2027–2030. Zgjidh kategorinë e makinës dhe shiko ku je, me atë që dihet sot.

    Kategoria EuroE shkruar në lejen e qarkullimit. Nëse nuk e di, e vlerësojmë nga viti.
    –

    –

    Ky është vlerësimi ynë sipas asaj që është publikuar. Nuk është vendim zyrtar. Do ta përditësojmë kur të dalin aktet me kalendarin.

    Burimi: Publik.al, Ekofin · kontrolluar më 7 nëntor 2026

    Sa do të paguaj vit pas viti

    E njëjta makinë, nga 2027 deri në 2034. Sa më e vjetër, aq më shumë.

    Ligji i riLigji i sotëm

    Raste të veçanta

    Lloji i mjetit
    Krahasimi bëhet me këtë shifër. E dobishme për makinat me gaz.
    Tabela e koeficientëve sipas moshës
    MoshaSotLigji i ri
    Kujtesa vjetore

    Mos harro pagesën e taksës

    Zgjidh datën kur të skadon pulla dhe shtoje në kalendar. Të kujton çdo vit, me shumën e llogaritur për makinën tënde.

    Shto në Google Calendar

    Zgjidh datën që të aktivizohen butonat. Te Google Calendar, kujtesën paraprake e vendos te njoftimet e eventit.

    Pyetje të shpeshta për taksën e re të makinës

    Si llogaritet taksa e re vjetore e makinës në 2027?

    Cilindrata (cm³) shumëzohet me një koeficient sipas moshës së makinës dhe me një tarifë sipas karburantit. Deri 2 000 cm³ tarifa bëhet 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën e gazin; mbi 2 000 cm³ bëhet 26 dhe 21 lekë. Sot është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën.

    A dyfishohet vërtet taksa e makinës?

    Për makinat deri 2 000 cm³ dhe 4 deri 30 vjeç, po, saktësisht dyfish. Mbi 2 000 cm³ rritet 108% për naftën dhe 110% për benzinën. Makinat mbi 30 vjeç rriten më pak se dyfish.

    Sa paguan një makinë 1.6 naftë e vitit 2014?

    14 400 lekë në vit në 2027, nga 7 200 lekë sot. Makina është 13 vjeç dhe koeficienti është 0.36: 1 600 × 0.36 × 25.

    A mund ta llogaris taksën me targë?

    Jo. Nuk ka regjistër publik që jep të dhënat e makinës nga targa. Të dhënat e mjetit i sheh pronari në e-Albania. Për llogaritjen mjafton cilindrata, karburanti dhe viti i prodhimit, që i gjen te leja e qarkullimit.

    A paguajnë taksë makinat e reja 0–3 vjeç?

    Sot jo. Ligji i ri vendos taksë edhe për to, me koeficient 0.15, 0.16 dhe 0.17 për makinat 1, 2 dhe 3 vjeç. Për makinat 0 vjeç projektligji nuk jep koeficient.

    Sa paguajnë makinat elektrike?

    15 000 lekë në vit, dhe 1 000 lekë motorët elektrikë. Sot nuk paguajnë.

    Sa lirohet nafta dhe benzina?

    Hiqet taksa e qarkullimit prej 27 lekë për litër. Bashkë me TVSH-në mbi të, kjo është 32.4 lekë për litër. Sa ulet çmimi në fakt varet nga shitësit.

    Kur fillon taksa e re?

    Projektligji është në Kuvend dhe propozon efekte nga 1 janari 2027. Shifrat mund të ndryshojnë para miratimit.

    A lirohet edhe gazi i makinës?

    Jo. Taksa e qarkullimit që hiqet paguhet sot vetëm për benzinën dhe naftën (gazoilin). Makinat me gaz paguajnë taksën e re vjetore, por çmimi i gazit nuk ulet.

    Po kamionët, autobusët dhe rimorkiot?

    Autobusët kanë tarifë 25 lekë për naftën dhe 20 për benzinën ose gazin, por tabela e tyre e re e moshës nuk është publikuar e plotë. Rimorkiot paguajnë 1 lek/kg deri 50 ton dhe 60 000 lekë mbi këtë. Ky llogaritës është për makina dhe motorë.

    Përditësuar 30 tetor 2026

    Nga vijnë shifrat

    Llogaritje orientuese sipas projektligjit të raportuar më 28–30 tetor 2026. Nuk është faturë zyrtare e DPSHTRR. Nuk përfshihen siguracioni, kolaudimi, gjobat dhe tarifat e shërbimit. Çmimi i karburantit sipas Bordit të Transparencës, 31 tetor 2026.